Policia në Gjakovë ka bërë të ditur se dje e kanë ndaluar një veturë, ku shoferi është vërejtur teksa gjuan diçka nga dritarja.
Atij më pas i është gjetur drogë, por edhe armë.
BLERJA, POSEDIMI, SHPËRNDARJA DHE SHITJA E PAAUTORIZUAR E SUBSTANCAVE NARKOTIKE & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Skivjan, Gjakovë / 16.12.2025 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa ka qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore ishte ndaluar nga njësiti policor ku i dyshuari nga dritarja e veturës kishte hedhur diçka të dyshuar. Me urdhër verbal të prokurorit është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar: 14.15 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë, një pistoletë me 6 copë fishekë, 297 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe një karikator i armës AK 47 me 18 copë fishekë I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.












