Gjakovari kërcënon me thikë bashkëqytetarin e tij, kanos edhe zyrtarët policorë – përfundon në pranga

Konfliktet verbale të cilat qytetarët ndonjëherë s’mund t’i zgjidhin me fjalë, jo rrallë herë eskalojnë në kërcënime nën përdorimin e armëve të zjarrit apo atyre të ftohta. Një rast i tillë ka ndodhur sot në Gjakovë, ku një person ka kanosur një qytetar me thikë.

Burimet e sinjalit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një zonë të frekuentuar, ku përreth kanë qenë të pranishëm edhe disa zyrtarë policorë.

Në përpjekje për ta neutralizuar situatën, zyrtarët policorë janë vënë në veprim, mirëpo i dyshuari nuk është ndalur me aq dhe i ka kanosur edhe policët gjatë ndërhyrjes.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe më pas është dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, hetimet në lidhje me këtë rast janë duke vazhduar.