“Gjak kudo”, iraniani që iku nga vendi tregon për shtypjen brutale të protestuesve

Farzat nuk kishte ndërmend kurrë të bëhej shofer taksie.

Ndërsa studionte drejtësi në Teheran, ai u përfshi në politikë. Atëherë filluan problemet e tij, tregoi ai për CNN.

Ai tha se u arrestua dhe u burgos katër herë gjatë nëntë viteve të fundit, dhe së fundmi po përballej me një akuzë për “kontakt me një shtet armiqësor”. Ai e mohoi akuzën, e cila mbart një dënim me shtatë vjet burg.

Për shkak të të dhënave të tij “penale”, universiteti e përjashtoi.

Kështu, ai u bë shofer taksie, duke udhëtuar në rrugët e ngarkuara të Karajit, një qytet pranë Teheranit dhe së fundmi vend i protestave të forta antiqeveritare.

“Pashë forcat e regjimit duke qëlluar mbi njerëzit me plumba të vërtetë”, kujton Farzat.