Giuliano Simeone po bëhet gjithnjë e më shumë referencë për Atletico Madridin. Në ndeshjen e fituar 3-0 ndaj Sevilla, ai regjistroi asistin e katërt në La Liga, ndërsa ka shënuar gjithashtu 2 gola, kundër Alaves dhe Betis. Pas suksesit, ai deklaroi për “Marca”:
“Jam shumë i lumtur tek Atletico Madridi. Dua të falënderoj shokët e skuadrës, stafin teknik dhe tifozët për mbështetjen e tyre të përditshme. Jam i lumtur dhe i emocionuar të luaj me këtë klub. Mendimi im i vetëm është të përmirësohem çdo ditë”.
Për momentin që po jeton, shtoi: “Që nga ardhja tek Atletico Madridi, që kur më dhanë mundësinë të arrij në ekipin e parë, gjithmonë kam pasur idetë e qarta për atë që doja të isha; Giuliano. Do të vazhdoj të luftoj çdo ditë dhe të jap 100%”.
Për marrëdhënien me babain-trajner: “Që nga momenti që e dinim se do të punonim këtu, kemi adoptuar dinamikën lojtar-trajner. Ai nuk ka nevojë të më përshëndesë. Si trajner, më pëlqen stili i tij: të japësh gjithçka, të mos dorëzohesh kurrë. Si baba, më ndihmon dhe më këshillon. Kjo është dashuria e një babai për djalin e tij”.
The post Giuliano Simeone zbulon marrëdhënien me babain “Cholo”: Raporti ynë është thjesht lojtar-trajner appeared first on Telesport.










