Giroud si në kohët e vjetra, francezi merr duartrokitjet e gjithë tifozëve me supergolin e tij (video)

Pas një sezoni në MLS me fanellën e Los Angeles FC, Oliver Giroud është rikthyer në Europë, konkretisht në Francë, ku është transferuar si lojtar i lirë te Lille.

Në miqësoren e sotme, që Lille po luan aktualisht ndaj anglezëve të West Ham, ishte pikërisht Oliver Giroud që zhbllokoi shifrat me një supergol të realizuar në minutën e 45-të.

Pas një topi të gjatë të marrë nga mesfusha dhe një kontrolli perfekt me gjoks, Giroud shënon me një gjysmë-rroveshatë. Një gol shumë i bukur nga 38-vjeçari, i cili mori duartrokitjet e tifozëve  të shumtë vendas, pasi ndeshja luhet në fushën e West Ham. Rezultati aktual vazhdon 0-1 për francezët.

SHIKOGOLINEGIROUD

The post Giroud si në kohët e vjetra, francezi merr duartrokitjet e gjithë tifozëve me supergolin e tij (video) appeared first on Telesport.