Pas vetëm një viti në Amerikë, ku u aktivizua me skuadrën e Los Angelos FC, sulmuesi francez Olivier Giroud mund të rikthehet në Europë. Madje në vendlindje, pasi kërkohet nga Monaco.
Për këtë arsye, skuadra amerikane po kërkon një tjetër sulmues të këtij profili dhe kandidati kryesor për ta zëvendësuar është Thomas Muller. Gjermani, në fakt, është gati të përfundojë historinë e tij me Bayern Munich, me të cilin po luan në Botërorin e klubeve.
Dhe, për këtë arsye, është duke kërkuar një klub që mund ta lejojë atë të mbyllë karrierën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme. Muller ka deklaruar se karriera e tij mund të vazhdojë pikërisht në Amerikë, ku mund të zërë vendin e Giroud.
Për momentin nuk ka asgjë konkrete, por pas këtij turneu Muller mund të qëndrojë aty, për t’u spostuar në Kaliforni. Vetëm koha do ta tregojë nëse do të luajë në Los Angeles apo diku tjetër në MLS.
The post Giroud rikthehet në Europë, Thomas Muller synon t’i zërë vendin në MLS appeared first on Telesport.