Giroud bën deklaratën e fortë: Nuk shoh diferenca të mëdha mes Ligue 1 dhe Serie A

Pas 13 vitesh nga transferimi tek Arsenali, Olivier Giroud po e sheh sërish Ligue 1 me sy të rinj, duke mohuar se kampionati francez është në rënie. Pas një periudhe jo të suksesshme te Los Angeles FC, sulmuesi i Lille theksoi rëndësinë e rikthimit në Francë të disa kampionëve të botës si Pavard, Pogba dhe Thauvin, të cilët, sipas tij, “i japin vlerë kampionatit në një periudhë delikate për futbollin francez”.

Golashënuesi më i mirë në historinë e Francës pranoi se Ligue 1 “çdo vit humbet shumë talente, të cilët ikin drejt klubeve më të pasura”, por shtoi se niveli mbetet i lartë: “Nuk po e krahasoj me Premier League, por nuk shoh diferenca të mëdha mes Ligue 1 dhe Serie A”.

Giroud u shpreh krenar për sukseset e klubeve franceze në Europë, duke përmendur fitoren e Lille ndaj Romës në “Europa League”: “Në Europë po tregojmë se kemi cilësi”. Sipas tij, Ligue 1 mbetet një kampionat konkurrues dhe tërheqës, që rilançon talentet dhe rikthen prestigjin e futbollit francez.

 

The post Giroud bën deklaratën e fortë: Nuk shoh diferenca të mëdha mes Ligue 1 dhe Serie A appeared first on Telesport.