Gimenez, sqaron agjentja: Qëndron te Milani, zërat për largim janë të gjithë të rremë

Ndërsa qarkullojnë zëra për një largim të mundshëm nga Milani i Samuel Chukwueze, Yunus Musah dhe Alex Jimenez, agjentja e Santiago Gimenez mohoi prerazi spekulimet për të ardhmen e klientit të saj.

“Gimenez nuk është duke u larguar nga Milani dhe nuk do të shkojë askund, – shpjegoi Rafaela Pimenta. – Mund të garantoj se të gjitha thashethemet për largimin e tij, që kanë dalë, nga i pari deri tek i fundit, nuk i përgjigjen së vërtetës dhe janë thjesht lajme të rreme. Ai do të qëndrojë te Milani”.

Një qëndrim i prerë, që pason edhe fjalët e shkruara nga vetë sulmuesi kuqezi, në prag të nisjes së kampionatit: “E vetmja e vërtetë është që po nis Serie A. Dhe do të jetë një sezon i pabesueshëm. Forca Milan”.

Në pritje të lajmeve nga merkatoja për ardhjen e mundshme të Conrad Harder apo të ndonjë objektivi tjetër të minutës së fundit, Gimenez për momentin është sulmuesi titullar i Milanit, “9” i Max Allegrit.

The post Gimenez, sqaron agjentja: Qëndron te Milani, zërat për largim janë të gjithë të rremë appeared first on Telesport.