Santiago Gimenez, aktualisht jashtë fushave të blerta pas operacionit në kyçin e këmbës më 18 dhjetor, ka dhënë një intervistë të gjatë për “ESPN Mexico”, duke besuar te një rikthim i shpejtë: “Kyçi i këmbës është në rregull, po përgatitem. Milani duhet të shohë diçka tek unë sepse, edhe pse nuk kam pasur paraqitjet sportive që do të kisha dashur dhe ende nuk kam treguar kush jam dhe çfarë di të bëj. Klubi ka besim në aftësitë e mia dhe më ka mbrojtur shumë herë kur jam kritikuar, këtë e vlerësoj shumë”.
Të luajë te “Djalli” ka qenë gjithmonë ëndrra e tij: “Milani është skuadra për të cilën kam ëndërruar të luaj që fëmijë. Të shihja Dida, Kaká, Crespo, Ronaldinho, Pirlo më jepte të dridhura. Të përfaqësosh fanellën e tyre është një nder i madh. Ëndrrat bëhen realitet dhe e vlerësoj shumë besimin e tyre, sepse personalisht nuk kam pasur ende paraqitje të mëdha”.
Gimenez foli edhe për Luka Modric: “Është fqinji im, kemi kaluar momente shumë të bukura. Një anekdotë? Erdhi në shtëpinë time dhe kërkoi shtratin e masazhit. Familja ime donte të bënte foto me të (qesh). Si person është edhe më i mirë, më ka ndihmuar shumë, ka shumë përvojë, është lider i madh dhe lojtar ekipi”.
The post Gimenez premton ringritjen: Milan, kyçi i këmbës është në rregull. Tani do të tregoj kush jam appeared first on Telesport.









