Gimenez: Me Allegrin do të kemi një sezon të madh, ëndërrojmë titullin

Santiago Gimenez, sulmuesi meksikan i Milanit, është i bindur se me rikthimin e Massimiliano Allegrit, kuqezinjtë do të kenë një sezon të madh dhe do të luftojnë për titull. Ai ndjehet i përgatitur, plot energji dhe i motivuar për të dhënë maksimumin, duke e nisur sezonin me ëndrrën për të triumfuar:

“Fitimi i titullit kampion është një ëndërr, do të punojmë ditë pas dite për ta arritur. Ndjehem shumë mirë… Tani ndihem plot energji për atë që na pret dhe padyshim do të jap maksimumin për skuadrën. Raporti me Allegrin është shumë i mirë dhe pozitiv. Jam i sigurt se do të jetë një sezon i madh, e kam kuptuar që në ditën e parë në Milanello.

Kur punon duhet të jesh i fortë, por pastaj duhet edhe buzëqeshje, familje, grup. Besoj se ky grup, falë edhe Allegrit, ka përzierjen e duhur. Përshtypjet janë shumë të mira, objektivat që kemi të mëdha. Jam i sigurt se ky do të jetë një sezon i shkëlqyer. Ta fitosh titullin është gjithmonë një ëndërr, por duhet të punojmë çdo ditë, të ecim përpara hap pas hapi.

Ardhja e Modric? Është i pabesueshëm, frymëzim për ne. Duhet ta vëresh gjithmonë çfarë bën në fushë, sepse është i jashtëzakonshëm. A kam ndryshuar? Sërish jam i njëjti Santiago, por me më shumë uri dhe dëshirë. Duhet ta fshij të shkuarën dhe t’ia filloj nga e para.

7 mbi fanellë? Është numër historik për Milanin dhe nuk mund të ndryshojë kjo gjë. Milani kërkon një sulmues tjetër? Nuk më krijon asnjë shqetësim. Nëse vjen një sulmues tjetër është më mirë për konkurrencën”.

The post Gimenez: Me Allegrin do të kemi një sezon të madh, ëndërrojmë titullin appeared first on Telesport.