Gili bëhet sërish gjyshe

Pas lindjes së nipit Aleks, këngëtarja e njohur Gili është bërë sërish gjyshe, kësaj here me një vajzë!

Lajmin e bukur e ka ndarë nusja e djalit të saj, Herolina, e cila përmes një postimi në Instagram ka zbuluar edhe emrin e vogëlushes: Alesia Berani, e lindur më 30 maj 2025.

“Mrekullia jonë e vogël 🌸✨” – ka shkruar Herolina krahas fotos së parë të bebushes, ku shihet me një lodër të butë dhe e mbështjellë me batanije të bardhë.

Urime për familjen dhe mirë se erdhe në jetë, Alesia!