Gëzohet taksisti, Policia ia heq dënimin prej 500 euro

Pa pikë fuqie, taksisti Xhafer Mehmeti, në mes të natës, kishe kontaktuar emergjencën spitalore. Deri atëherë ai kishte vjell gjak e kishe pasë dhimbje të mëdha.

Gjithçka mori drejtim tjetër kur ekipi emergjent i QKMF në Bresje kishte arritur në banesën e Mehmetit, bashkë me një makinë të Policisë së Kosovës.

Një muaj më parë, KIKS Kosova, transmetoi hulumtimin mbi dënimet që kishte marrë Mehmeti, i cili më 5 mars, ndonëse me dhimbje të mëdha, sipas tij le që s’kishte marrë trajtimin e duhur mjekësor, por edhe ishte ofenduar.

Derisa gjendjen shëndetësore nuk e pati në rregull, probleme hasi edhe në qasjen që zyrtarët e Policisë së Kosovës patën me të.

Pas përplasjes me policinë, Xhaferi u dënua me 900 euro gjobë të cilën e arsyetuan se ai kishte prishur rendin dhe qetësinë tek fqinjët.

Ky dënim po e shqetësonte 54-vjeçarin.

Tre javë pas transmetimit të emisionit të KIKS Kosovës, një lajm i mirë erdhi te 54-vjeçari.

Gjoba e shqiptuar prej 900 eurosh iu tërhoq, duke i dhënë të drejtë Xhaferit dhe duke e zbritur në “masën e qortimit”.

Që policia të ndërmarrë një vendim të tillë, Xhaferi thotë se ndikoi trajtimi i temës nga KIKS Kosova.

Për KIKS Kosovën, 54-vjeçari tregon gjithë ecurinë e procesit nëpër të cilin kaloi derisa mori vendimin nga policia.

Xhaferi për KIKS-in edhe një herë rrëfen se ishte i pakënaqur me trajtimin që i kishin bërë QKMF-ja në Bresje.

54-vjeçari thotë se nëse një gjë e tillë do ndodhte në vende të tjera të botës, ai do merrte dëmshpërblim të majmë.

Mirëpo Xhaferi thotë se nuk mori kurrë një përgjigje lidhur me mjeken.

Për KIKS Kosovën, ai tha se ende po vazhdon trajtimin lidhur me problemin që kishte pasur para një muaji. /Klankosova.tv