Gëzim i dyfishtë: Familja nga Gjakova bëhet me shtëpi në ditën e Bajramit (VIDEO)

Konaku i familjes Vorfi nga Gjakova ka dy arsye për të festuar sot.

E para, festa e Fitër Bajramit, ndërsa e dyta, hyrja në shtëpinë e tyre të re, transmeton Klankosova.tv.

Familja shtatë anëtarëshe në këtë ditë feste u bë me shtëpi të re falë bamirësve zemërgjerë.

Kryefamiljari Blerim Vorfi, në një intervistë për gazetaren e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani tha se emocionet e tij janë të pafundme.

“Të gjithë njerëzve të mirë iu uroj shëndet dhe gjitha të mirat”, tha ai për Klan Kosova.