Reperi i njohur Getinjo ka ndarë një moment prekës me ndjekësit e tij në rrjete sociale.
Ai ka shpëtuar një këlysh endacak nga rruga, e ka pastruar dhe ushqyer, duke treguar anën e tij të ndjeshme dhe humane, shkruan Indeksonline.
Në një postim në Instagram, Getinjo ka shkruar:
“Një endacak i vogël E mora prej rrugës, e pastrova edhe e ushqeva. Shikimi i qenit tregon falënderimin origjinal 100%.”
Fotoja e reperit teksa mban në duar këlyshin e vogël ka prekur shumë ndjekës, të cilët e duan dhe e përkrahin humanizmin e tij.












