Gërxhaliu: Sot në Kosovë çmimet e produkteve esenciale, më të larta se kudo në Evropë

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha se gjeneza e inflacionit në Kosovë është pandemia Covid-19.

Gërxhaliu tha se ajo çfarë e bën të veçantë Kosovën në këtë proces të inflacionit është fakti se jemi një shoqëri e varur nga importi.

“Kohëve të fundit është duke u debatuar me të madhe sa i përket inflacionit në Kosovë mirëpo duhet të kuptohet se gjeneza e inflacionit në Kosovë është pandemia Covid-19 ku definitivisht erdhi një disbalancë mes ofertës dhe kërkesës në tregun global, u goditen shtetet më të fuqishme ekonomike dhe në këtë drejtim nuk ka mundur të anashkalohet Ballkani Perëndimor edhe në veçanti Kosova, çfarë e bën të veçantë Kosovën në këtë proces të inflacionit është fakti se jemi një shoqëri e varur nga importi, me vetë faktin se në vitin 2024 kemi importu më teper se 6 miliardë e 300 milion euro me vetë faktin se në vitin 2023 kemi importuar afër 5 miliardë e 900 milion euro duhet të kuptohet që krahas importit të produkteve Kosova importon edhe inflacion të heshtur i cili është më i rrezikshëm se sa një inflacion latent që e godit një ekonomi.

Ai theksoi se momentalisht në Koosvës çmimet e produketeve esenciale janë më të larta se kudo në Evropë.

“Në këtë drejtim efekti më negativ që ka gjeneru inflacioni në Kosovë është ngritja e çmimeve dhe varfëria e qytetarëve të Kosovës dhe falë këtij inflacioni përdoret një psikologji e çmimeve që përkundër asaj që kemi rënie të inflacionit në 1.5% apo 2%, kemi rritje permanente të çmimeve në veçanti të produkteve esenciale….sot në Kosovë çmimet esenciale janë më të larta se kudo në Evropë prandaj definitivisht është koha kur duhet të avancohet debati i mirfilltë, jo vetëm politik por edhe ekonomik, të avancohet një debat konstruktiv jo vetëm mes opozitës dhe Qeverisë po në veçanti nga niveli lokal dhe qendror dhe në këtë drejtim besoj dy shtyllat kryesore të këtij debati duhet të jetë partneriteti publiko-privat apo zëri i komunitetit të biznesit .Nëse në vitin 2021 keni pas mundësi të bleni me 100 euro produkte për një javë sot ato produkte kushtojnë 180 euro dhe kur krejt kësaj i shtohet fakti se kemi rritje të çmimeve por stagnim në rritjen e pagave qoftë në sektorin privat apo publik, e vështirëson jetën edhe me tepër.Kosova është shënderru ne nje shtet të varfër të njerëzve të pasur dhe sot masa nuk e shikon te varfrin po mendon se standarti është i krijuar nga të pasurit mirëpo ata të pasurit janë një grupacion por shumica dërmuese e qytetarëve kanë nevojë për një ndihme, për mbështetje” deklaroi Gërxhaliu për emisionin “Expose”.