Ish-kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, të mërkurën në emisionin “DPT te Fidani” ka folur për çështjen e gazit amerikan.
Ekonomisti thotë se kushdo që mendon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tendencë negative ndaj Kosovës, sipas tij janë tejet gabim.
Madje ai shton se ShBA-të kanë punuar shumë më shumë për Kosovën, sesa siç thotë ai, Kosova për veten.
“Ai që kundërshton dhe mendon se Amerika ka tendencë negative për të na dëmtuar, e ka më të vërtetë jo vetëm gabim, por është një gabim që nuk falet. Në rend të dytë është se Amerika ka punuar shumë më tepër për neve, sesa kemi punuar ne për vete”, u shpreh Gërxhaliu në Klan Kosova.








