Gërvalla takon sekretarin e GCC-së, i prezanton mundësitë për bashkëpunim

Zëvendëskryeministrja në detyrë që është edhe kryediplomate në detyrë e Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit (GCC), Jasem Mohamed Albudaiwi.

Ky takim sipas MPJD-së u bë me qëllim të thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe vendeve anëtare të kësaj organizate me rëndësi strategjike.

“Në këtë takim, Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e vendosjes së një komunikimi të rregullt dhe bashkëpunimi të qëndrueshëm me GCC-në, si pjesë e përpjekjeve të Kosovës për zgjerimin e pranisë dhe afirmimin e saj në skenën ndërkombëtare. Me këtë rast, ajo prezantoi disa nga mundësitë konkrete për bashkëpunim në fusha të ndryshme”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Ministrja në detyrë, në këtë takim thuhet të ketë shprehur pritjet për hapat e ardhshëm drejt ndërtimit të një dialogu të vazhdueshëm, dhe bashkëpunimi të strukturuar ndërmjet Kosovës dhe GCC-së.

The post Gërvalla takon sekretarin e GCC-së, i prezanton mundësitë për bashkëpunim appeared first on Kosovapost.net.