Gërvalla: Sllovenia, bazë e qëndrueshme për bashkëpunim të mëtejshëm

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka zhvilluar një takim lamtumirës me ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë Minca Benedejčič.

Gërvalla ka falënderuar ambasadoren për punën gjatë mandatit të saj dhe për përkushtimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sllovenisë.

Ajo ka thënë se marrëdhëniet me Slloveninë janë bazë e qëndrueshme për bashkëpunim të mëtejshëm.

“Sot zhvillova takimin lamtumirës me Ambasadoren e Sllovenisë në Kosovë, znj. Minca Benedejčič. E falënderova për punën e palodhur gjatë mandatit të saj dhe për përkushtimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Sllovenisë. Marrëdhëniet shumë të mira me Slloveninë janë bazë e qëndrueshme për bashkëpunim të mëtejshëm. Ambasadores Benedejčič, i uroj suksese në detyrat dhe përgjegjësitë e reja”, ka shkruar Gërvalla.

The post Gërvalla: Sllovenia, bazë e qëndrueshme për bashkëpunim të mëtejshëm appeared first on Kosovapost.net.