Gërvalla na ftoi të mos u besojmë ambasadorëve, Arifi: Katastrofë institucionale dhe politike

Analisti politik Avni Arifi ka kritikuar ashpër deklaratën e mbrëmshme të ministres së Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, e cila, në një intervistë në “Interaktiv” të KTV-së, bëri thirrje për t’i parë me dyshim qëndrimet e ambasadorëve në Kosovë.

Kjo pasi, sipas logjikës së Gërvallës, diplomatët nuk janë gjithmonë zëdhënës legjitimë të politikave zyrtare të shteteve që përfaqësojnë – një thirrje e hapur për të relativizuar deklaratat dhe mesazhet e ambasadorëve.

“[Minuta 12:08] Ne degjojmë opinione të ndryshme varësisht se me cilin nivel të cilit shtet diskutojmë. Jo gjithçka që vjen në Kosovë si qëndrimi një shteti është vërtetë edhe qëndrimi i kryetarit të një shteti. Nganjëherë, sistemi… diplomacia, sjellë mesazhe të cilat jo gjithmonë vijnë nga kryeqyteti por të cilat vijnë si një vlerësim i atyre që janë këtu në vend”, tha ajo.

Arifi e cilësoi këtë qasje si “një katastrofë institucionale dhe politike”, duke paralajmëruar për pasoja të rënda në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.

“Diplomaci pa ambasadorë? Një rrugë drejt izolimit alla Kosovarqe Deklarata e mbrëmshme e ministres së Jashtme në detyrë se Qeveria e Kosovës ka vendosur të anashkalojë ambasadorët e huaj të akredituar në vend dhe të komunikojë drejtpërdrejt me nivelet më të larta të shteteve përkatëse, është një katastrofë institucionale dhe politike. Nëse kjo praktikë është reale ( personalisht hiq sbesoj qe flet kush me ta ne nivele me te larta) atëherë nuk kemi të bëjmë më me një qasje të menqur taktike, por me një devijim të rrezikshëm nga standardet diplomatike ndërkombëtare.” – ka shkruar Arifi mes tjerash.

Postimi i plotë: