Gërvalla ashpërson gjuhën: Deputetët që nuk duan të certifikohen, sinqerisht nuk janë në mend

Edhe në tentativën e dytë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka arritur që të përfundojë seancën për të zgjedhur qeverinë e re e kryeparlamentarin.

Reagime të ndryshme u bënë nga opozita, të cilët akuzuan LVV-në për bllokim seance sot.

Mirëpo rreth asaj se çfarë ndodhi sot në seancë ka folur edhe deputetja/ministrja në detyrë e diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila në një prononcim për media i ka quajtur të pa mend deputetët të cilët refuzojnë të konfirmojnë mandatin e tyre.

“Unë nuk dua të paragjykoj asgjë për të shtunën, mirëpo deputetë të cilët refuzojnë të konfirmojnë mandatin e tyre të cilin tashmë ua ka certifikuar KQZ-ja, sinqerisht që nuk janë në mend, sinqerisht që jo prandaj duhet të hiqet dorë nga konstruktiviteti mundësi ka me tejkalu situatën por nevojitet vullnet prandaj bllokada nuk duhet të jetë alternativë”, ka thënë Gërvalla per Indeksonline