Gerard McGurk merr postin e shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë

Ambasadori Gerard McGurk është emëruar shefi i ri i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe të hënën e ka marrë zyrtarisht detyrën.

Ai ka deklaruar se është i përkushtuar të përmbushë misionin e tij me qëllim të përmirësimit të qeverisjes së mirë, për t’i mbrojtur dhe promovuar të drejtat e njeriut, e edhe për të rritur sigurinë publike për të gjithë. McGurk ka qenë pjesë e Ekipit të Statusit Përfundimtar të Qeverisë Britanike për punën e të dërguarit special të OKB-ë, Martti Ahtisaari.

McGurk ka pasur edhe rolin e zëvendësdrejtorit dhe kryetarit të Departamentit të Sigurisë dhe Rezistencëns në Zyrën e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit. Ambasadori McGurk ka diplomë masteri në administrim biznesi. Pos gjuhës amtare, flet edhe maqedonisht dhe spanjisht.

McGurk ka pasur detyra zyrtare edhe në SHBA, Spanjë, Amman dhe Maqedoni të Veriut.

përvoja e tij në një sërë rajonesh, si në Madrid, Amani, Shkup, Shtete të Bashkuara të Amerikës.