Xhudistët nga Kosova do të marrin pjesë në një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në sportin e xhudos, Kampionatin Botëror për Senior, që mbahet nga 13-20 qershor 2025 në Budapest të Hungarisë.
Kampionati Botëror për Senior, një arenë ku garojnë xhudistët më të mirë, pret 557 xhudistë nga 93 shtete, në përfaqësim të 6 kontinenteve.
Kosova, shteti i medaljeve olimpike, përfaqësohet nga: Distria Krasniqi (-52kg), Laura Fazliu (-63kg), Akil Gjakova (-73kg).
Distria Krasniqi do të ndeshet të shtunën, Akil Gjakova të dielën, kurse Laura Fazliu do të ndeshet të hënën.
Garuesit tanë do të jenë nën udhëheqjen e kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajnerët Fatos Tabaku dhe Majlinda Kelmendi, kampionia që tani ndërton kampionë.
The post Kosova synon medalje në Kampionatin Botëror për Senior në xhudo appeared first on GazetaBlic.