Georgina Rodriguez largohet nga Netflix, puna e re do ta bëjë edhe më të pasur

Georgina Rodriguez thotë “mjaft” me Netflix. Nuk do të ketë sezonin e katërt të “Soy Georgina”. Këtë e bën të ditur “Lecturas”. Duket se influencuesja, në bashkëpunim me Cristiano Ronaldon, ka vendosur të mos ekspozojë më shumë detaje nga jeta e saj private. Arsyeja është e thjeshtë: gjatë vitit të fundit çifti ka marrë kërcënime serioze, çka i ka detyruar të marrin masa më të rrepta për të mbrojtur privatësinë e tyre.

Duket se Georgina do të ndjekë rrugën e Cristiano Ronaldos, do të hidhet fuqishëm në botën e pasurive të paluajtshme. Sipas revistës spanjolle, Rodriguez ka themeluar “Bellhatria”, një agjenci luksoze imobiliare që ofron prona të jashtëzakonshme dhe shërbim të personalizuar për klientë me kërkesa të larta. Kjo nismë e re profesionale lidhet ngushtë me një nga bizneset më të suksesshme të Cristianos.

Bashkë me yllin portugez, Georgina menaxhon dy hotele “Pestana” në Madrid, njëri prej të cilëve në “Gran Vía”. Shoqëria e menaxhimit të hoteleve i ka sjellë fitime bruto prej 13 milionë eurosh, ndaj Georgina nuk ka hezituar ta ndjekë në këtë rrugë.

Pas formimit të familjes që gjithmonë kishin ëndërruar, CR7 dhe partnerja e tij kanë treguar se janë çifti perfekt profesionalisht. Suksesi ndjek çdo hap të tyre. Janë bashkë, por pa konflikte, dhe kjo shpjegon pse çdo projekt i tyre ka sukses. Ecin përpara, secili ndjek idetë e veta, por mbështetja e ndërsjellë mes tyre është e padiskutueshme.

The post Georgina Rodriguez largohet nga Netflix, puna e re do ta bëjë edhe më të pasur appeared first on Telesport.