George Weah shpërthen kundër CAF: Kjo padrejtësi ndaj Senegalit duhet të zhbëhet

Ish-ylli i futbollit dhe presidenti i Liberisë, George Weah, mbështet Senegalin pas vendimit të CAF (Confederation of African Football) për finalen e Kupës së Afrikës 2025. Ai thekson se arbitri në fushë është autoriteti përfundimtar dhe rezultati i arritur gjatë ndeshjes duhet të mbetet, duke kundërshtuar vendimin e mëvonshëm të CAF pas 2 muajsh, për t’ia kaluar titullin Marokut:

“I bëj thirrje CAS dhe autoriteteve të tjera kompetente të veprojnë me vendosmëri që kjo padrejtësi të mos vazhdojë. Në futboll, ligjet e lojës janë të qarta. Arbitri në fushë është autoriteti përfundimtar për vendimet gjatë ndeshjes. Pasi loja vazhdon dhe përfundon, rezultati i arritur në fushë duhet të qëndrojë.

Sipas rregullave të CAF, zyrtarët e ndeshjes kanë autoritet të plotë gjatë ndeshjes. Rregulloret janë në përputhje me ligjet e FIFA (neni 5), ku thuhet se ‘arbitri ka autoritet të plotë për të zbatuar ligjet e lojës dhe vendimet e tij janë përfundimtare’.

Në finalen e Kupws sw Afrikws mes Senegalit dhe Marokut, arbitri lejoi vazhdimin e lojës pas tërheqjes së Senegalit dhe ndeshja u zhvillua deri në fund, përfshirë shtesat, me rezultat të arritur në fushë. Raporti i arbitrit përmendi ndërprerje, jo përfundim, dhe rekomandoi sanksione për shkeljet.

Prandaj, vendimi i mëvonshëm i CAF nuk duhet të zhbëjë autoritetin e arbitrit. Gjithashtu, deklaroj se lajmet që më atribuojnë mbështetje për vendimin kundër Senegalit janë plotësisht të rreme”.

 

The post George Weah shpërthen kundër CAF: Kjo padrejtësi ndaj Senegalit duhet të zhbëhet appeared first on Telesport.