Më 23 maj, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë që udhëhiqet nga kosovari Gent Cakaj, ka refuzuar një tjetër kandidat të Republikës së Kosovës që të emërohet Konsull Nderi i Kosovës në Shqipëri.
Bëhet fjalë për kandidaturën e Arbër Abazit. Ballkani.info e ka siguruar Notën Verbale të datën 23 maj, ku Ambasada e Shqipërisë në Kosovë njofton MPJ-në e Kosovës për mosmiratimin e kandidaturës së Arbër Abazit për Konsull Nderi.
Në poshtë ua sjellim Notën Verbale:
Notë Verbale
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë i shpre komplimentet e saj Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe ka nderin që në vitijm të notës suaj verbale nr. 161-853/19, datë 13 mars 2019, t’ju informojë mbi vendimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, mbi mosmiratimin e kandidaturës së Konsullit të Nderit të Republikës së Kosovë në Republikën e Shqipërisë, z. Arbër Abazi.