Gent Cakaj drejtues i Ministrisë për Evropë dhe Punë të e Jashtme, me kompetenca të deleguara nga Rama
Pas dekretimit të Kryeministrit Edi Rama nga ana e Presidentit të Republikës Ilir Meta në postin e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, bëhet e ditur se hapet rruga që së shpejti kjo ministri do të drejtohet nga Gent Cakaj.
Burime të gazetës Metro brenda Qeverisë Shqiptare, bëjnë të ditur se Rama do bartë kompetencat diplomatike të Gent Cakajt, që do të jetë ‘Drejtues me Kompetenca të Deleguara’, pra ‘Drejtues i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme ’.
Kjo ndarje e kompetencave është e ngjajshme me kompetencat e kryeministrit Alexis Cipras në Greqi, Benjamin Netanyahu në Izrael dhe tani Edi Ramës në Shqipëri.
Ndërkohë, Rama e gjeti këtë si një zgjidhje të përkohshme, derisa të ngrihet Gjykata e re Kushtetuese, që do të zgjidhë ngërçin mes Kryeministrisë dhe Presidencës.