Genoa-Atalanta, ndeshja përmbyllëse e javës së 16-të në Serie A, e luajtur në “Luigi Ferraris” është mbyllur me shifrat 0-0. Vendasit e nisën takimin thuajse me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të portierit Nicola Leali, pa u mbushur ende minuta e tretë. SHIHVIDEON
Leai u ndëshkua direkt me karton të kuq pas faulllit ndaj Daniele Maldini si lojtar i fundit, jashtë zonës. Sipas OPTA, Nicola Leali, i përjashtuar në minutën 2:44, është vetëm portieri i dytë që merr karton të kuq brenda tre minutave të para të një ndeshjeje Serie A që nga sezoni 1994/95, i mëparshmi ishte Luca Marchegiani me Lazion më 20 tetor 1996 (kundër Cagliarit).
Pavarësisht faktit se ishte me një lojtar më shumë, Atalanta nuk arriti dot të gjente golin. Genoa ia doli të mbrohej shumë mirë, ndeshja u mbyll në barazim pa gola. Atalanta renditet në 12-të me 20 pikë, shumë larg pozitave që ka qenë në sezonet e fundit. Genoa renditet në vendin e 16-të.
The post Genoa e nis takimin me një lojtar më pak, Atalanta nuk di të fitojë appeared first on Telesport.













