Gennaro Gattuso merr drejtimin e Italisë, por me pagë më të ulët se paraardhësit e tij

Gjysma e skuadrës së Salernitanës u shtrua në spital të dielën në Salerno për shkak të helmimit nga ushqimi.

Sipas informacioneve nga “Corriere dello Sport”, dhjetë lojtarë, së bashku me gjashtë anëtarë të tjerë të stafit të ekipit, u shtruan në spital. Secili prej tyre u transportua me ambulancë pasi telefonoi numrin e urgjencës 118, trasnmeton GazetaBlic Sport.

Rasti ndodhi pasi skuadra u kthye në shtëpi pas një humbjeje 0-2 ndaj Sampdorias në një ndeshje play-off për rënie nga kategoria e Serie B. Problemi besohet se ka rrjedhur nga ushqimi i prishur që lojtarët morën në hotelin në Xhenova ku po qëndronin para ndeshjes.

Edhe pse disa lojtarë janë liruar tashmë, stërvitja e së hënës në mëngjes u anulua. Klubi ka kërkuar shtyrjen e ndeshjes së dytë të playoff-it të planifikuar për të premten, dhe vendimi i Ligës ende nuk është njoftuar.

/GazetaBlic Sport/

The post Gjysma e ekipit italian u helmua dhe shkoi në spital appeared first on GazetaBlic.