Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi njihen si një nga çiftet më të rezervuara të showbizit shqiptar.
Edhe pse janë figura të njohura, ata rrallë herë ndajnë detaje nga jeta e tyre private.
Së fundmi, çifti ka treguar se ka kaluar kohë së bashku në kinema, ku kanë ndjekur një film. Ky moment i thjeshtë pasqyron mënyrën e tyre të qetë për të shijuar kohën e lirë, larg zhurmës publike.
Ndryshe nga shumë emra të tjerë të estradës, Genci dhe Eni nuk ekspozojnë jetë luksoze apo aktivitete të bujshme, shkruan “Kosovarja”.











