Gega ngre shqetësim për trajtimin e veteranëve, premton kontribut për vlerat e luftës

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Arben Gega, ka folur lidhur me trajtimin e veteranëve dhe invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga qeveria aktuale.

Sipas tij, mënyra se si po trajtohen këto kategori nga institucionet aktuale është shqetësuese dhe e padrejtë.

Gega thekson se njerëzit që dikur morën armët pa e ditur nëse do të ktheheshin gjallë në shtëpi, sot po përballen me një qasje që, sipas tij, krijon ndjenja urrejtjeje dhe pakënaqësie.

Gega shton se synon të kontribuojë në përfaqësimin e vlerave të luftës brenda Kuvendit të Kosovës nëse merr besimin e qytetarëve.