Kryetari aktual i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka reaguar pas publikimi të Exit Poll-eve, ku ai doli triumfues.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Muhaxheri shkroi se disa e matën politikën me rreshta horizontalë, por shton se ata e matën atë me sukses.
Sipas Muhaxherit, Peja votoi vertikalisht: për lartësi, jo për ulësi.
“Disa e matën politikën me rreshta horizontalë. Ne e matëm me sukseset që u ngritën, rrugët që u ndërtuan, projektet që u përfunduan. Peja votoi vertikalisht: për lartësi, jo për ulësi. Faleminderit Pejë”, shkroi Muhaxheri.
Postimi i plotë:
The post Gazmend Muhaxheri: Peja votoi vertikalisht – për lartësi, jo për ulësi appeared first on Klan Kosova.










