Gazmend Muhaxheri i doli me ‘sherr’ Albin Kurtit në Pejë

Jo ‘Kelmend me mend’ por ‘Muhaxher me sherr’ ishte kërkesa e Albin Kurtit, teksa kërkonte votë për kandidatin e vet për kryetar të Pejës.

Ishte pikërisht kreu i VV-së, i cili hic më larg se para katër ditësh, i gjeti behane në mbiemër, Gazmend Muhaxherit, ndaj të cilit garoi kokë më kokë Taulant Kelmendi.

Megjithatë sot, qytetarët e Pejës, vendosën që t’ia besojnë LDK-së edhe një mandat 4-vjeçar me Muhaxherin në krye të komunës.

Kandidati i partisë së Lumir Abdixhikiut fitoi 61,15% apo 19,629 vota, ndërsa kundërkadnidati i tij i Vetëvendoejs mori 38,85% apo 12,472 vota. /Klankosova.tv

The post Gazmend Muhaxheri i doli me ‘sherr’ Albin Kurtit në Pejë appeared first on Klan Kosova.