Në shkollën “Elena Gjika”, rreth orës 17:00, është shtuar fluksi i qytetarëve që kanë shkuar për të votuar në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Gazetarja e Klan Kosovës, Artina Breznica, ka theksuar se asaj nuk i është lejuar hyrja në korridoret e shkollës nga menaxherët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve; sipas saj, edhe mediat e tjera janë përballur me të njëjtën sfidë.
Breznica ka thënë se menaxheri i qendrës në fjalë nuk i ka dhënë ndonjë detaj, përveç se i ka thënë se, për hir të korrektësisë, nuk duan që mediat të hyjnë atje brenda.
Në korridoret e kësaj shkolle janë parë qytetarët duke pritur në radhë për të votuar. Aty janë pesë vendvotime dhe të drejtë vote kanë 3 mijë e 822 qytetarë, prej të cilëve kanë votuar 1 mijë e 234 persona. /Klankosova.tv
The post Gazetarja Artina Breznica thotë se mediat nuk u lejuan të raportojnë nga korridoret e shkollës “Elena Gjika” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.










