Gazetari ukrainas ndalon vajzën e Putinit në Francë: Merre në telefon babin tënd dhe thuaj të ndalojë luftën, më vrau vëllanë

Vajza e Putinit thotë se i vjen shumë keq për luftën e babait të saj, ndërsa përballet me një ukrainas që e gjeti në Paris pasi vëllai i tij u vra nga Rusia.

Vajza e Vladimir Putinit, që njihet si vajza sekrete e tij, u detyrua të deklaronte se i vjen “vërtet keq” për luftën brutale të babait të saj në Ukrainë.

22-vjeçarja Luiza Rozova, u ndalua nga një gazetar ukrainas, vëllai i të cilit u vra së fundmi në një sulm me raketa rus.

Ajo e lavdëroi gazetaren që pati “guximin” për të folur me të, por më pas u zhduk në rrugët e kryeqytetit francez ku jeton tani.

Shkëmbimi ishte me gazetarin e pikëlluar të TSN, Dmytro Sviatnenko, vëllai i të cilit, Volodymyr, u vra në një sulm me raketa të Putinit në nëntor, i cili i kërkoi asaj që të fliste me sundimtarin rus për t’iu lutur atij që të ndalonte gjakderdhjen.

Luiza, emri i vërtetë Elizaveta Krivonogikh, lindi gjatë një afere jashtëmartesore që Putini pati me pastruesen e shndërruar në multimilionere Svetlana Krivonogikh, tani një bankiere 50-vjeçare dhe pronare e një klubi striptizi.

“Tre javë më parë, babai yt vrau vëllain tim”, i tha ai vajzës së Putinit.

Ai e pyeti se si mund të jetojë ajo në Evropë, e portretizuar si ‘e urryer’ dhe ‘e mallkuar’ nga Putini.

“Thuaj diçka! A i mbështesni politikat e tij?”, iu drejtua ai sërish asaj.

Duke mbajtur një maskë që i mbronte pjesërisht fytyrën, Luiza u përgjigj fillimisht: Nuk të dhashë leje të më filmoje.

“Epo, e dini, Kievi është aktualisht pa energji elektrike dhe ka një alarm për sulme ajrore tani. As ne nuk dhamë lejen tonë për këtë. Çfarë mendoni për politikat e babait tuaj?”, i tha ai.

“Çfarë lidhje ka kjo me mua?”, tha ajo.

“Epo, ai është babai yt. Të paktën, mund ta telefonosh tani dhe t’i thuash, ‘Babi, ndalo së bombarduari Kievin’”.

Ajo u përgjigj: ‘Epo, sigurisht.’

Ai i tha: ‘Epo, provoje.’

Ajo përsëriti: ‘Epo, sigurisht.’

Pastaj Luiza u ftua të shkonte në Kiev ose në pikën e nxehtë të luftës në Pokrovsk, ku prania e saj mund ta ndalonte Putinin të rrëzonte dronë dhe raketa.