Gazetari shokon me deklaratën: E dua Messin në Botërorin 2026, qoftë edhe i “balsamosur”…

Tomás Guasch ka reaguar pas fjalëve të Leo Messit, që tronditën botën e futbollit, mbas fitores së fundit kundër Venezuelës. Ylli 38-vjeçar tha se nuk e sheh të sigurt pjesëmarrjen në Botërorin 2026: “Nuk besoj se do të luaj një tjetër Botëror. Për moshën që kam, është logjike të mos arrij deri atje. Jam i motivuar, por vendos ditë pas dite, ndeshje pas ndeshjeje”.

Deklarata e tij, dhënë menjëherë pasi u nderua në atë që ishte ndeshja e fundit zyrtare para tifozëve argjentinas, ka hapur debate të shumta. Guasch tha në “Tiempo de Juego”: “Ishim të qetë deri sa Messi vuri në dyshim praninë e tij. Po të kishte një arsye që ky Botëror të ishte special, ishte pikërisht ‘vallëzimi i fundit’ mes Messit dhe Ronaldos. Do të ishte një epope madhështore për futbollin e sportin botëror, por tani Leo e vë në dyshim…”

Gazetari shtoi me ironi shokuese: “Shpresoj që Messi ta luajë Botërorin, qoftë edhe i ‘balsamosur’. Do të jenë 48 kombëtare dhe qindra futbollistë, pse vetëm Messi të mungojë? Do të ishte një shaka e hidhur për futbollin. Nuk mund të na lërë vetëm”.

The post Gazetari shokon me deklaratën: E dua Messin në Botërorin 2026, qoftë edhe i “balsamosur”… appeared first on Telesport.