Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri, ka treguar detajet e operacionit të Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës të zhvilluar në Veri gjatë orëve të para të mëngjesit.
“Aksioni ka nisur rreth orës 05:00 kur njësitet e ndryshme speciale janë ftuar në Shipol të Mitrovicës. Aty një orë ka qenë bisedim mes njësitëve speciale dhe atyre që e kanë udhëhequr, sepse ky aksion është bërë me kërkesën e Prokurorisë Speciale.
“Në orën 06:00 ka ardhur njësia patrulluese së pari dhe secili prej tyre ka pasur një letër duke e ditur se cilin person do ta arrestojnë. Në Shipol dhe në Zubin Potok, Policia e Kosovës ka hasur në rezistencën e parë të serbëve”.
“Në Rudarë ka qenë bllokada shumë e vogël dhe e shkurtë , vetëm një shprehje e moskënqasisë”.
“Bllokada më e madhe ka qenë në Zubin Potok dhe serbët që ishin të afërm me ata që janë arrestuar kanë vendosur sende të ndryshme në barrikada. Bllokada është bërë kur policia ishte duke shkuar për arrestime”.
“Në Zupç shumica banorë serbë kanë bërë bllokadën dhe duke dalë tym i zi ka pasur edhe të shtna të armëve. Njerëzit shtinin, policia nuk ishte e përgatirur sepse nuk e kishte urdhërin për të shtënë”.
Tahiri në Info Mgazine të Klan Kosovës tha se për këtë aksion ka folur që një muaj presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
“Një person tash e një muaj flet për këtë lloj skenari dhe ky është presidneti Vuçiq. Ai e ka përmendur tri herë se do të ketë arrestime të serbëve, por kjo nuk doli sepse pati më shumë të arrestuar dhe jo vetëm serbë”.
“Veprimtaria që dyshohet se është kriminale është bërë në këto muaj pas vënies së taksës. Kontrabanda po ndodh në veri”.
Tahiri tregoi edhe për sigurinë e gazetarëve që raportuan sot nga atje.
“Ka qenë rrezik edhe për ne. Por kemi qenë të vëmendshëm se çka po përcjellim nga mëngjesi.Në deskun tonë ka ardhur informata dje se do të ketë aksion”.