Gazetari gjerman i FAZ, Michael Martens, po vazhdon kritikat e tij ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për ambicien e saj për t’u rizgjedhur presidente duke u prezantuar si e afërt me presidentin e SHBA-së.
Me një postim ironizues në X, Martens komenton deklaratën e Osmanit se Donald Trump duhet të marrë Nobelin për Paqe.
Ai thotë se sugjerimi i Osmanit është i njëjtë si i liderit me prirje autoritare të Hungarisë, Viktor Orban.
“Trumpi është thjesht Trump dhe shpërndan një video ku Barack dhe Michelle Obama paraqiten si majmunë. Ndërkohë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, një udhëheqëse largpamëse me integritet të lartë moral, sugjeron, siç bëri Orban para saj, që Trumpi duhet të marrë Çmimin Nobel për Paqen”, ka shkruar Martens.
Martens e vazhdon postimin me ironi ndaj Osmanit.
“Njerëzit në Ukrainë, Danimarkë, Grenlandë, Kanada, Poloni etj., ose të dashurit e atyre që u vranë nga ICE, mund të mos e ndajnë këtë entuziazëm. Por me siguri, njerëzit e çliruar nga diktatori i tyre në Venezuelë së shpejti do të shijojnë frytet e demokracisë, që është gjithça që dëshiron Trump. Pra, një zgjedhje e mirë nga Osmani”.









