Gazeta zvicerane shkruan për kosovarin që parandaloi sulmin me kallashnikov në Francë
Kosovari nga Vushtrria i cili jeton në Zvicër, Bujar Muli, është bërë pjesë e ballinës së gazetës zvicerane 20 minuten.
Kjo pas raportimeve se kosovari parandaloi një sulm në vendin e tij të punës, në një diskotekë në Avalon të Francës, në prag të fillimit të këtij viti, njofton Klan Kosova.
Klan Kosova ishte e para që raportoi për gjestin e kosovarit i cili parandaloi një sulm duke e marr dhe në një prononcim direkt nga Franca saktësisht natën e dytë të Vitit të Ri.
Ndërsa në shtypin e sotëm të gazetës zvicerane shkruan për momentin se si ndodhe gjithë ngjarja kur kosovari nga Vushtrria u bë hero pasi tërhoqi zvarrë një të dyshuar të armatosur me kallashnikov, deri në çastin kur paraqitet policia.