Gaza sulmohet sërish: Raketat mbysin më shumë se 400 palestinezë (VIDEO)

Kjo hapësirë me gërmadha, ishte klasë mësimi.

Së fundmi, ajo shërbente si vend strehimi për refugjatët palestinezë që erdhën këtu nga pjesë tjera të Gazës, duke u ikur sulmeve në vendbanimet e tyre.

Por, rreth 25 nga ta i gjeti vdekja pikërisht në këtë vend, si pasojë e sulmeve më të fundit të forcave izraelite që goditën edhe shkollën në Tabiein, mëngjesin e së martës

Sulme u kryen edhe në zona tjera. Autoritetet palestinezë në Gaza thanë se nga to vdiqën mbi 400 veta, përfshirë fëmijë, gra e të moshuar. Rreth 500 tjerë janë lënduar

Bombardimet u kryen me urdhrin e kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ndërsa arsyetim për këtë, sic u tha, ishte refuzimi që Hamas ua bëri dy kërkesave për të ndryshuar marrëveshjen e armëpushimit, që i kishte bërë i dërguari amerikan, Stiv Uitkof, njofton Klankosova.tv.

Rifillimi i sulmeve nxiti protesta ndaj Netanjahut në Jerusalem, ku mori pjesë edhe një amerikan

Autoritetet amerikane e pranuan se ishin konsultuar për këto sulme, që i dhanë fund një faze relativisht të qetë që mbizotëroi gjatë Ramazanit..

Nga Hamas deklaruan se bombardimet thyejnë armëpushimin dhe vënë në rrezik fatin e pengjeve.