“Gaza në fazën e pestë të zisë së urisë!” Aktivistja suedeze Greta Thunberg proteston nga Tirana

Sot aktivistja e njohur suedeze Greta Thunberg ka marrë pjesë në një protestë në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, në mbështetje të popullit palestinez dhe për të kërkuar drejtësi për Gazën.

Protesta u organizua nga Lëvizja për të Drejtat e Njeriut dhe Paqen Ndërkombëtare “Solidarity Albania”.

Në një videomesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, Thunberg theksoi se Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes dhe se palestinezët po përdorin energjinë e fundit për të kërkuar ndihmë nga bota.

Ajo ftoi qytetarët të bashkohen në protestë për të kërkuar fundin e pushtimit të paligjshëm, apartheidit dhe gjenocidit ndaj palestinezëve.

The post “Gaza në fazën e pestë të zisë së urisë!” Aktivistja suedeze Greta Thunberg proteston nga Tirana appeared first on Kosovapost.net.