Barcelona ka marrë së fundmi një lajm tejet negativ. Gavi, i cili ka një muaj jashtë fushave të lojës, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirugjikale në gju dhe do të mungojë për një periudhë të gjatë 5-6 muaj, por për rikuperimin e tij të plotë do të duhet akoma edhe më shumë kohë.
E gjendur në këtë situatë të papritur, Barcelona ka hedhur sytë nga merkato, ku mund të transferojë një mesfushor gjatë merkatos së janarit për të mbushur boshllëkun nga mungesa e Gavit. “SPORT” raporton Barcelona do tentojë transferimin e mesfushorit të Man. United, Kobbie Mainoo.
20-vjeçari u përfol shumë për një largim nga “Djajtë e Kuq” edhe gjatë merkatos së kësaj vere, por në fund vendosi të qëndrojë tek United. Duke qenë se nuk është një lojtar titullar në formacionin e Ruben Amorim, Kobbie Mainoo do të ishte i hapur për një aventurë të re, aq më tepër kur të kërkon një ekip si Barcelona.
Mundësia më e madhe është për një huazim të thjeshtë deri në fund të sezonit, por detajet do të zbulohen më shumë ditët në vijim.
The post Gavi do të mungojë për shumë kohë, Barcelona e gjen “zgjidhjen” te Man. United appeared first on Telesport.










