Gattuso: Nëse nuk kualifikohemi në Botëror, do të shkoj të jetoj shumë larg Italisë

Gennaro Gattuso, pas fitores ndaj Izraelit, foli në konferencë për shtyp në “Friuli”: “Kur ata nisnin nga mbrapa, shkuam në markim dhe pastaj luajtëm si repart. Më pëlqeu shumë si u soll ekipi. Më kënaq puna e sulmuesve, jo vetëm për 16 golat, por për fazën mbrojtëse dhe mentalitetin e tyre. Sot kemi ditur të vuajmë”.

Për “play off”-et: “Si mund të nënvlerësosh dikë? Duhet të vëmë helmetat dhe të punojmë siç duhet”. Sa i përket sistemit të lojës: “Me dy sulmues luajmë më mirë, por kjo s’do të thotë që Raspadori luajti keq”.

Gattuso shtoi se në nëntor do të provojë disa risi dhe lavdëroi tifozët: “10 mijë sot vlejnë sa 40 mijë. Ndjejmë se populli italian dëshiron të na shohë në Botëror”. Në fund u shpreh: “Nëse nuk kualifikohemi në Botëror, do të shkoj të jetoj shumë larg Italisë. Kam pak merita, por kjo skuadër po më bën të ëndërroj”.

 

The post Gattuso: Nëse nuk kualifikohemi në Botëror, do të shkoj të jetoj shumë larg Italisë appeared first on Telesport.