“Gattuso ka treguar guxim. Italia është vetë futbolli, me kampionë dhe trajnerë të mëdhenj”

Andriy Shevchenko foli për Gennaro Gattuso, me të cilin ka pasur sukses te Milani: “Më pëlqeu kur tha: Nëse kualifikohem në Botëror, do të jetë fantastike. Nëse jo, largohem nga Italia dhe nuk kthehem për një kohë. Rino ishte shumë i sinqertë dhe i guximshëm për ta pranuar sfidën. Ai e di se nuk ka punë më të rëndësishme se kjo, sidomos duke drejtuar një kombëtare të madhe si Italia. Kur luan në një Botëror ose Europian, pritshmëritë janë të larta dhe presioni nuk krahasohet”.

Për momentin e vështirë të Italisë: “Janë cikle. Italia do të jetë gjithmonë një vend i pasur me talente, jo vetëm në futboll. Ky është një moment i veçantë, por lidershipi do të dalë së shpejti, edhe nëse tani nuk shihet. Ju jeni vetë futbolli, i keni dhënë botës kampionë, trajnerë dhe ndeshje të mëdha”.

Për Ancelottin, trajner i Brazilit: “E vlerësoj shumë, i uroj një Botëror të madh. Do të ishte bukur të festonim së bashku, por duhet punë shumë. Në jetë dhe sport duhet ta meritosh gjithçka, nuk ka gjëra të lehta”.

The post “Gattuso ka treguar guxim. Italia është vetë futbolli, me kampionë dhe trajnerë të mëdhenj” appeared first on Telesport.