Lexuesit e “Sportmediaset.it” fajësojnë për dështimin e radhës të Italisë në Botëror kryesisht Federatën, më pas lojtarët dhe vetëm në një pjesë minimale (2%) trajnerin Gennaro Gattuso. Por ndeshja me Bosnjën, që mund t’i çonte axurrët në SHBA, Meksikë dhe Kanada, la shumë pikëpyetje mbi zgjedhjet dhe menaxhimin e tij pas 120 minutave dhe penalltive në Zenicë.
Pyetja mbetet: Si do të kishte përfunduar nëse…
1. Alessandro Bastoni do të luante në rolin e zakonshëm si tek Interi, me Federico Dimarco në krah dhe Alessandro Buongiorno në qendër?
2. Pio Esposito ta niste titullar në vend të Mateo Retegui, më i dobëti në fushë?
3. Moise Kean të qëndronte në lojë për të shfrytëzuar forcën dhe shpejtësinë në kundërsulm?
4. Pio Esposito, i lindur më 2005, të mos godiste penalltinë e parë nën presion të madh?
5. Të kishin gjuajtur edhe lojtarë si Federico Bernardeschi, Nicolò Zaniolo apo Riccardo Orsolini?
Përgjigje të sakta nuk ka, por dyshimet mbi Gattuson mbeten dhe ndoshta për rilindjen e futbollit italian duhet një trajner tjetër.
The post Gattuso i “falur”, por a është e drejtë? Italinë e dënuan (edhe) gabimet e trajnerit appeared first on Telesport.










