Gattuso: Gjithçka për të qenë në Botëror, të mos përsërisim gabimin ndaj Maqedonisë së Veriut

Rino Gattuso ka dhënë një intervistë të gjatë për “Vivo Azzurro TV”, ku foli për 6 muajt e parë në stolin e kombëtares dhe “play off”-et e marsit, ku Italia luan kualifikimin për Botërorin. “Kur m’u propozua të bëhesha trajner, thashë menjëherë po, pa peshuar pro dhe kundra. E pranova dhe nuk pendohem, jam krenar të përfaqësoj vendin tim”, – tha Gattuso, duke theksuar përgjegjësinë dhe presionin që e ka shoqëruar gjithë jetën.

Bilanci i tij është 6 ndeshje, 5 fitore dhe 1 humbje: “Skuadra ka dhënë gjithçka, ka treguar mentalitet pozitiv dhe ndjenjë përkatësie”. Fokus i plotë te “play off”-et. Fillimisht gjysmëfinalja me Irlandën e Veriut, më pas fituesi i Uells–Bosnje: “Nuk duhet të përsërisim gabimin me Maqedoninë e Veriut. Ndeshje të lehta në futbollin e sotëm nuk ekzistojnë.

Fiksimi im është Botërori, ku Italia mungon që nga viti 2014. Duhet t’ia dalim me çdo kusht”, – theksoi Gattuso, duke nënvizuar se deri në mars do të ndjekë nga afër të gjithë lojtarët e thirrshëm dhe do të punojë për qetësi, sakrificë e identitet të fortë.

 

The post Gattuso: Gjithçka për të qenë në Botëror, të mos përsërisim gabimin ndaj Maqedonisë së Veriut appeared first on Telesport.