Gattuso e merr me shumë entuziazëm detyrën e trajnerit tek Italia

Joao Cancelo ishte një nga figurat kryesore tek Al Hilal në barazimin e ekipit arab kundër Real Madridit , në debutimin e të dy ekipeve në Kupën e Botës për Klube .

Mbrojtësi portugez nuk i dha as hapësirën më të vogël Vinícius Junior, njërit prej kërcënimeve kryesore të ekipit spanjoll dhe në fund të fundit njërit prej lojtarëve më të kërkuar nga gazetarët në zonën mix.

Dhe e vërteta është se ai nuk i zhgënjeu ata që e dëgjuan. Në fakt, ai bëri një deklaratë dashurie që shkaktoi trazira në Spanjë.

“Unë jam thjesht një tjetër tifoz i Barcelonës. E dua Barcelonën! Më pëlqeu shumë koha ime në klub dhe grupi që kishim”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/

The post Cancelo pas barazimit ndaj Real Madrid: E dua Barcelonën, jam tifoz i tyre appeared first on GazetaBlic.