Presioni është i madh dhe ndihet. Sekreti është një; të mendosh pak dhe të japësh gjithçka në fushë. Kështu u shpreh Gennaro Gattuso, trajneri i Italisë, para sfidës me Bosnjën për Botërorin: “Kush luan futboll jeton për net të tilla, s’ka gjë më të bukur.
Luajmë shumë, por duhet të japim gjithë energjinë pa menduar për gjëra të tjera. Kemi përgjegjësi të madhe, duhet t’u transmetoj besim lojtarëve. Kemi mundësinë ta arrijmë objektivin. Në shtatë muajt e fundit jemi rritur shumë, edhe pse ndoshta jemi më pak spektakolarë”.
Për Bosnjën: “Do të jetë ndeshje shumë fizike, me krahë cilësorë dhe sulmues që lëvizin mirë në krosime. Boshnjakët janë skuadër e vërtetë. Kur të kemi topin, duhet guxim. Nuk ka dallim mes Uellsit dhe Bosnjës, i respektojmë kundërshtarët. Polemika? Fjalët e Dzekos nuk më surprizuan. Festa e Dimarcos? Budallallëk, e dëmtuam veten”.
Për fushën: “Është në gjendje të mirë, nuk kemi pse e përdorim si alibi”. Në fund: “Mos kualifikimi do të ishte goditje e rëndë, përgjegjësia do të jetë e imja. Të shohim çfarë ndodh, unë dal përballë”.
The post Gattuso: Asnjë alibi për fushën. Festa e Dimarcos? Budallallëk, e dëmtuam veten appeared first on Telesport.










