“Goli? As nuk e kuptova, isha në limit të pozicionit jashtë loje. Është vërtet një gol shumë i rëndësishëm që na mban të lidhur me objektivin. Kanë mbetur edhe 11 ndeshje, jemi ende në garë për zonën Champions”, – deklaroi Federico Gatti, autor i golit të barazimit 3-3 të Juventusit ndaj Romës dhe MVP i ndeshjes në “Olimpico”.
“Me humbjen tonë, Roma do të shkonte në +7 pikë dhe do të bëhej e vështirë, – shtoi mbrojtësi bardhezi për DAZN. – Kemi fituar përballjen direkte, por nuk është vetëm Roma. Duhen sifiduar edhe Atalanta me Como. Nevojitet t’i përmirësojmë disa gjëra, por jo karakterin, i cili është pikënisje”.
Gatti theksoi rëndësinë e reagimit të skuadrës dhe mentalitetit të treguar në momentet vendimtare, duke nënvizuar se barazimi mban Juventusin plotësisht në garë për objektivat e sezonit dhe i jep besim për vazhdimin e kampionatit.
The post Gatti: Goli? As nuk e kuptova… Ishte shumë i rëndësishëm, sepse na mban në garë appeared first on Telesport.










