Gian Piero Gasperini, i pezulluar dhe në tribuna, pa Romën e tij të humbiste në duelin e kreut ndaj Napolit. Ai u shpreh se goli erdhi pas një episodi të diskutueshëm: “Këto episode mund të interpretohen në shumë mënyra. Lojtari ngre këmbën dhe pengon Koné.
Nuk është faull aq i pastër, por mund të fishkëllehej. Ndërhyrja me rrëshqitje zakonisht ndëshkohet, edhe pse nuk ishte situatë kaq e qartë. Përtej kësaj, ishim të zbuluar dhe aty nisi kundërsulmi. Kemi fajet tona. Sigurisht ishte gabimi ynë, më vjen keq”.
Ai shtoi se skuadra nuk vuan fizikisht: “Duhet ta mbajmë më shumë mbulim. Në atë situatë nuk ishim të saktë. Patëm pak raste? Edhe Napoli gjuajti shumë pak. Ndeshja ishte e bllokuar. Nuk kishim energjinë e duhur, ndeshja e së enjtes na lodhi. Pa ritëm dhe me qarkullim të ngadaltë të topit, gjithçka bëhet më e vështirë”.
Sa i përket humbjes sërish në një përballje direkte, ai tha: “Sot ishim nën nivel. Ritmi ishte i ulët nga të dyja skuadrat. Kampionati është i gjatë, duhet shikuar përpara”.
The post Gasperini: Kishte faull te goli i Napolit, por edhe ne kemi fajet tona appeared first on Telesport.











