Gashi: Nuk shkojmë në zgjedhje, në fund do të kemi qeveri VV-PDK

Analisti politik, Astrit Gashi, ka thënë se pavarësisht krizës aktuale institucionale dhe mungesës së marrëveshjes mes partive politike, ai nuk pret që situata të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Gashi në Debat Plus ka theksuar se takimi i thirrur nga presidentja me liderët e partive nuk pritet të sjellë ndonjë marrëveshje konkrete, veçanërisht nga opozita.

“Nuk pres që opozita ka me i shpeshtu takimet e do të bëj marrëveshje pas këtij takimit te presidentja. Por mendoj se do të sillemi ashtu në një zingjirë që nuk do të na qojë në zgjedhje, por në fund do të na prodhojë një qeveri domosdo”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, zgjidhja më e mundshme që do të dalë nga ky ngërç është krijimi i një qeverie mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

“Prapë mendoj se qeveria që ka me u prodhu nga ky proces ka me qenë ajo VV–PDK. Nuk ka se si tjetër, s’ka të bëjë me preferenca por nuk ka sesi të bëhet ndryshe”, ka theksuar Gashi.